Thërras të gjitha organet përgjegjëse t‘i shkojnë deri në fund këtij rasti
BKT
Lajme

Thërras të gjitha organet përgjegjëse t‘i shkojnë deri në fund këtij rasti

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka reaguar pas rastit të therjes së mësueses në Shkollën Fillore “7 Marsi” në Prishtinë.

Me këtë rast Bytyqi është shprehur se ndihet i indinjuar me rastin në fjalë. Me këtë rast ai është zotuar se do të largoj dhunën nga shkollat.

“Ky veprim ekstrem, nuk tronditi vetëm sistemin e arsimit, por edhe gjithë opinionin tonë. Dhuna nuk është, e as nuk do të lejojmë të bëhet as baza, as detyrimi i suksesit të askujt, as të fëmijëve, e as të personelit!”.

I pari i Arsimit në Kosovë shtoi se komunikimi institucion-prindër nuk është në nivelin e duhur.

“Rasti i sotëm tregon se komunikimi institucione -prindër nuk është në nivelin e duhur dhe se shkollat kanë nevojë për angazhimin real e të përhershëm”.

Tutje ministri Bytyqi ka kërkuar nga gjithë sistemi arsimor të vëhet në krye të detyrave të tyre.

“Secili nga ne, qofshim personel a prindër, u detyrohemi gjeneratave që janë në bankat e shkollimit t‘u shërbejmë me punë e përkushtim dhe t‘iu bëhemi shembëllimi i edukatës e të mirës!”.

Ai bëri thirrje që t’i shkohet rastit deri në fund.

Sot rreth orës 10 e 15 në Shkollën Fillore “7 Marsi” në Prishtinë, është therur mësuesja me inicialet V.P, nga një grua (prind i një nxënëse).


MË SHUME NGA Lajme