Casillias kalon Infarkt, kthimi në fushë gati i pamundur
BKT
Sport

Casillias kalon Infarkt, kthimi në fushë gati i pamundur

Mjekët thonë se portieri i Porto-s, Iker Casilias, ka kaluar gjendjen e rrezikshme për jetë, pas sulmit në zemër.

Ai pësoi sulm pasditen e së mërkurës, ndërsa ka kaluar natën në spital.Mjekët flasin për një situatë të normalizuar dhe një monitorim të vazhdueshëm të ritmit të zemrës te futbollisti, që ka fituar gjithçka me Real Madrid.

Casillias është lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve, 181 të tilla dhe e ka fituar kompeticionin tri herë me Real Madrid, skuadër me të cilën u aktivizua për 20 vite me radhë.   

Sipas mjekëve, Cassilias do të monitorohet për dy deri në tre ditë, ndërsa më tej do vijojë rikuperimin në kushte shtëpie. Momentalisht nuk ka shumë informacione për të ardhmen e futbollistit, por thuhet nga burime pranë tij sqarojnë se e keqja ka kaluar dhe se ai do të rikuperojë 100% nga kjo problematikë.

Pikëpyetja e madhe mbetet rikthimi në fushën e blertë. Casillias është 37-vjeç dhe për të kaluar infarktin mjekët i kanë instaluar një stentë. Sipas mjekut të kombëtares spanjolle, Antonio Corbalan, është e pamundur që me një stent të kthehesh në aktivitet sportiv, ndërsa shtoi se pa diskutim, që Casillias mund t’i kthehet pa asnjë problemë jetës së tij normale, por jo futbollit.

Në drejtim të Cassilias ka pasur dhe shumë mesazhe mbështetje, mes të tjerave dhe nga Lionel Messi. Cassilias ka fituar 11 trofe - 5 La Liga, 8 ndërkombëtarë, 3 botëror për klube dhe tre Liga Kampionësh./Atsh/