Mbrëmje makthi, dy hajdutë i bastisin shtëpinë yllit të Barcelonës
BKT
Sport

Mbrëmje makthi, dy hajdutë i bastisin shtëpinë yllit të Barcelonës

E mërkura nuk ishte një ditë e mirë për Arthur. Në fakt, ishte ndoshta një nga më të këqijat që kur ai u bashkua me Barcelonën.

Dy persona me kapuçë në kokë u futën në shtëpinë e tij dhe vodhën sende me vlerë ndërsa mesfushori ishte në stol kundër Liverpoolit dhe nuk hyri as në gjysmën e dytë si zëvendësues.

Sipas "Mundo Deportivo", dy njerëz me kapuçë në kokë hynë në shtëpinë e tij ndërkohë që po zhvillohej ndeshja e Champions League.

Hajdutët shfrytëzuan mundësinë që braziliani nuk ishte në shtëpi dhe shkuan për të vjedhur dhe nuk dolën duarbosh. Ata u larguan me bizhu me vlerë dhe një orë të tipit "Rolex" pas kërcënimit që i bën vëllait të Arthur, i cili ishte duke shikuar ndeshjen në shtëpinë e vëllait të tij, transmeton oranews.

Ata u futën në banesë nga një dritare, e cila ishte e hapur. Kur u futën në shtëpi grabitësit kërcënuan të vrisnin vëllain e Arthur duke i mbajtur një kaçavidë në qafë. Tani policia e Barcelonës, ka nisur nga puna për të identifikuar dy agresorët.