22:12 / 02.05.2019
Baliqi: Samiti i Berlinit shpresë që dialogu po del nga qorrsokaku
Bekim Baliqi, profesor i Shkencave politike, ka thënë se Samiti i Berlinit jep shpresë se dialogu Kosovë – Serbi po del nga qorrsokaku.
Ai ka folur të enjten “n’Shesh” te RTK.
“Është një rifillim i interesimit të boshtit franko-gjerman për Ballkanin Perëndimor. Është një lloj shprese që dialogu do të dalë nga qorrsokaku. Përparimi është që mundësia për pazare me territoret u mënjanua”, ka thënë ai.























