17:12 / 03.05.2019
Thaçi pret në Prishtinë Kai Eide-n
Në Prishtinë është duke qëndruar diplomati norvegjez, Kai Eide.
Ai është pritur sot nga Presidenti Hashim Thaçi.
“Gjithmonë kënaqësi që të takohem me ambasadorin Kai Eide, një mik i Kosovës dhe Ballkanit”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
“Po provojmë që të arrijmë një momentum të ri të progresit. Është me rëndësi që të angazhohemi pro-aktivisht me miqtë, diplomatët dhe ekspertët që të sigurohemi që Kosova ta arrijë anëtarësimin në OKB dhe OKB si rezultat i dialogut'', ka shkruar Thaçi.























