20:31 / 03.05.2019
Thaçi: Hasi nuk na ka bashkuar vetëm në luftë, por edhe në paqe
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Hasi nuk i ka bashkuar shqiptarët vetëm gjatë kohës së luftës, por edhe në paqe.
Ai në një postim në rrjetin social 'facebook' tha se ky vend i ka bashkuar edhe sonte me festivalin folklorik “Hasi Jehon 2019”.
Postimi i plotë:
Hasi nuk na ka bashkuar vetëm në luftë, por edhe në paqe. Na bashkoi edhe sonte me festivalin folklorik “Hasi Jehon 2019”, me këngë të shumta për luftëtarët e lirisë dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës! HTH

























