Mourinho kurorëzon Messin: Ai është Zoti i futbollit!
BKT
Sport

Mourinho kurorëzon Messin: Ai është Zoti i futbollit!

Lionel Messi dhe Jose Mourinho kanë qenë kundërshtarë për shumë vite në Spanjë, por trajneri portugez nuk humbet rastin për të shprehur admirimin e tij kundrejt fenomenit argjentinas, duke e ngritur në qiell lojtarin më të mirë të mijëveçjarit të ri.

“Liverpooli ka luajtur me kurajë, nuk besoj se ka shumë skuadra që në 20-vjeçarin e fundit në Champions League kanë tejkaluar Barcelonën në zotërimin e topit në “Camp Nou”. Por pastaj Zoti i futbollit ka ndryshuar krejtësisht ndeshjen”, tha Mourinho, transmeton BW.

“Natyrisht që katalanasit kanë një skuadër të mirë me lojtarë fenomenalë, por Messi në mënyrë specifike është i pabesueshëm”, ka thënë “Special One” në “Russia Today”.