VIDEO-Shumë qytetarë nga Beogradi i dalin në ndihmë furrtarit shqiptar
BKT
Lajme

VIDEO-Shumë qytetarë nga Beogradi i dalin në ndihmë furrtarit shqiptar

RTKlive

Para një jave në këtë vend, grupet ekstremiste kanë protestuar, me simbole dhe këngë nacionaliste, pasi që vëllai i pronarit të furrës në profilin e tij në Facebook ka postuar një foto duke bërë simbolin e Shqiponjës. Por sot, shumë qytetarë kanë ardhur për të përkrahur pronarin e furrës “Roma” Mon Gjuraj.

Ai është shqiptar nga Kosova, i cili para tete vite ka ardhur nga Zvicra në Beograd. Gjuraj ka kërkuar falje publikisht për foton, mirëpo pas protestës dhe kërcënimeve ai  ndihej i fiksuar. Në ndërkohë institucionet kanë reaguar dhe policia i ka dhënë atij mbrojtje.


MË SHUME NGA Lajme