07:30 / 05.05.2019
Moti sot në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu. Reshje shiu parashihen edhe ditën e diele”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Shtypja atmosferike do të shënoj rënie, nën vlerat e normales.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s.























