Nga elita e futbollit deri te suksesi i kosovarëve në Spanjë
BKT
Sport

Nga elita e futbollit deri te suksesi i kosovarëve në Spanjë

Emisioni “Arena Sportive”, sonte nga ora 20:40 do të shtjellojë tema interesante, me fokus kryesor në sportin vendor.

Sonte “Arena Sportive” sjell detajet nga takimet e elitës së futbollit, nga gara për titull dhe ajo për mbijetesë.

Nga futbolli sjellim edhe detaje nga derbi i Dukagjinit në Ligën e Parë mes Besës dhe Onixit.

Basketbolli vie me ndeshjen e dytë të serisë së finaleve te meshkujt dhe suksesin e KB Prishtina te femrat.

Në studio i ftuar Lorik Ilazi dhe Arjola Prenga, nga kampioni i ri i Kosovës në volejbollin e femrave, KV Drita.

Lidhje direkte me Tetovën, ku zëdhënësi i KF Shkëndija Faton Zylbehari do sjellë detaje rreth titullittë klubit “kuqezi” në elitën e futbollit maqedonas.

Poashtu lidhje tjetër ekskluzive me qytetin Santa Susanna në Spanjë, ku bodibildingu fitoi medalje të argjendta dhe të bronzta.

Këto dhe materiale tjera, vinë sonte në “Arena Sportive”.