22:01 / 05.05.2019
Mustafa ua uron të gjithë besimtarëve muajin e Ramazanit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë, fillimin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.
Ai ka thënë se ky muaj është i sakrificës dhe solidaritetit por edhe i vendosmërisë dhe përkushtimit individual.
''Të gjithë besimtarëve dhe prijësve fetar islam të Kosovës u uroj fillimin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit. Është ky muaj i sakrificës dhe solidaritetit por edhe i vendosshmërisë dhe përkushtimit individual. Le të jetë ky përkushtim shembull që na bashkon të gjithë ne'', ka shkruar Mustafa në 'facebook'.























