Veseli në takim me delegacionin e partive opozitare nga Shqipëria
BKT
Lajme

Veseli në takim me delegacionin e partive opozitare nga Shqipëria

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur në takim një delegacion të partive opozitare nga Shqipëria.

Ky delegacion i kryesuar nga Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, është pritur edhe nga kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, kreu i ekzekutivit ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur. /KK


MË SHUME NGA Lajme