Supergoli i Kompanys e afron Man Cityn te titulli
BKT
Sport

Supergoli i Kompanys e afron Man Cityn te titulli

Manchester City ka fituar 1-0 ndaj Leicester City-t në ndeshjen e fundit të javës së 37-të të Premier League dhe probabiliteti që ata ta humbin titullin e dytë radhazi është shumë i ulët. 

Të besuarit e Pep Guardiola-s e kishin shumë të vështirë të zhbllokonin rezultatin ndaj Dhelprave dhe kanë vuajtur shumë, sidomos në pjesën e parë. 

Vendasit kanë dominuar lojën, por nuk kanë arritur të krijonin mundësi të pastra shënimi. 

Pas pushimit situata ishte e njëjtë dhe duhej goli spektakolar dhe historik i Vincent Kompany për të zhbllokuar gjithçka. 

Belgu ka lëshuar një predhë nga 25 metra duke tronditur rrjetën. Kjo ishte goditja e parë e tij nga distanca në kuadrat që prej vitit 2013. Ai godet rrallë, por kur godet të jep titullin kampion. 

Citizens kanë nevojë për një fitore në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Brighton, që shumë e quajnë një formalitet duke parë formën e dobët të Brighton. 

Me këto tri pikë, City ngjitet në vend të parë të renditjes me një pikë më tepër se Liverpool./Telesport/