Sarri i bindur: Qëndroj edhe vitin tjetër te Chelsea
BKT
Sport

Sarri i bindur: Qëndroj edhe vitin tjetër te Chelsea

Trajneri italian nuk e ka ndërmend të largohet nga Blutë.

Maurizio Sarri kishte nënshkruar me Chelsean gjatë verës së shkuar duke e zëvendësuar Antonio Conten që u shkarkua nga Roman Abramovich.

Gjatë këtij sezoni italiani është kritikuar jo rrallë për mënyrën e lojës sidomos nga tifozët e Chelseat, megjithatë deri më tani ka arritur të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër, si dhe është në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ku nesër do të përballet me Eintracht Frankfurtin. 

Pikërisht para ndeshjes me ekipin gjerman, Sarri konfirmoi që nuk do të largohet nga Chelsea, ndonëse për të ka shprehur interesim Roma.

“Unë te Roma? Siç ua kam bërë të qartë edhe më parë dua të qëndroj këtu. Më pëlqen futbolli anglez dhe atmosfera që krijohet këtu”, tha ai.

“Dua të vazhdoj të jem pjesë e futbollit anglez dhe nëse nuk do jem te Chelsea pse jo të mos jem pjesë e një tjetër skuadre të Premier Ligë”, deklaroi Sarri.