21:06 / 08.05.2019
Rugova, thirrje Ramës që të mos luajë rol paternalist me Kosovën
Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, i ka bërë thirrje kryeministrit shqiptarë që të mos luajë rol paternalist në raport me Kosovën.
Ai ka folur të mërkurën në “DEBAT” te RTK.
“Nga këtu i bëj apel: Kosova ka liderë të institucioneve dhe nuk ka nevojë për paternalizma. Ideja e ndryshimit të kufijve është ide ruso-serbe. Çdo lojë me kufij shpie drejt destabilitetit të Ballkanit”, ka thënë Rugova.























