Pesë dështimet e Qeverisë në rrugën e integrimit Evropian
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për Media `pesë dështimet e Qeverisë në rrugën e integrimit Evropian”.
Republika e Kosovës vazhdon të përballet me sfida serioze në rrugën e integrimit Evropian. Nivelet e këtyre sfidave janë të dyfishta. E para, ajo e pamundësisë politike për tu garantuar që perspektiva Evropiane e Kosovës është e pakontestuar nga çdo shtet anëtar i BE-së, që natyrisht reflekton në mënyrën e vendimmarjes në Këshill të BE-së në raport me çështjet që lidhen me Kosovën. E dyta, mungesa e një përkushtimi minimal të Qeverisë dhe akterëve të tjerë politik për të zbatuar në mënyrë solide reformat e kërkuara nga ajo që tashmë njihet si politikë e zgjerimit e BE-së.
Duke u bazuar mbi këto sfida, nëpërmjet një Shënimi Politikash GLPS ofron një analizë dështimeve të Qeverisë së Kosovës në vitin 2018 dhe fillim vitin 2019 sa i përket zbatimit të agjendës së integrimit Evropian, e cila do prezantohet gjatë kësaj konference për media.























