Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiri i parë do të jetë Ma. Ass. Dorajet Imeri - asistent në Departamentin e Shkencave Politike, i cili do të flas për Tryezën “Procesi i Integrimit të Kosovës në BE: Sfidat dhe arritjet”.

E ftuara e dytë do të jetë Dhurata Hoxha - ministre e Integrimit Evropian, e cila do të flas për ditën e Evropës.

I ftuari i radhës do të jetë Timothy Orr - gjeneral i Gardës Kombëtare të Ajovës, i nderuar me medaljen e nderit për mbështetjen ushtarake të SHBA-së për Kosovën.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme