Haradinaj: Dodik mbetet njeri i Putinit
BKT
Lajme

Haradinaj: Dodik mbetet njeri i Putinit

Samiti Brdo Brijuni kësaj radhe u mbajt në Tiranë, aty është ftuar të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka deklaruar se Dodik ka qenë i ftuar si president, ndërsa tha se e mirëpret atë edhe për turizëm.

Lidhur me këtë ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Shqipëri, ku po merr pjesë në Samit.

Ai ka thënë se për prezencën e këtij të fundit, përgjegjësia mbetet tek institucionet që e kanë ftuar.

Për të njëjtën çështje sot është pyetur edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai nuk ka dashur të komentojë deklaratën e presidentit shqiptar, ilir Meta, teksa ka shtuar se për Kosovën, Dodik mbetet njeri i Putinit.


MË SHUME NGA Lajme