18:12 / 09.05.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Nis festivali 'Granfest', për të folur rreth këtij festivali i ftuar do të jetë Gani Jakupi, artist dhe koordinator.
Mysafiri i radhës do të jetë Dukagjin Zogaj, nga Shoqata e Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë Klinike, i cili do të tregoj aktivitetet për javën ndërkombëtare të astmës.
Lidhje direkte do të ketë nga festivali 'Polip' ku i ftuar do të jetë Jeton Neziraj, drejtor artistik.
Poashtu, lidhje direkte do të ketë nga Prishtina, prej nsa synohet të arrihet rekord i ri i Ginisit. Lidhur me këtë do të flasin Agim Agushi dhe Bujar Ajeti.























