22:12 / 09.05.2019
Shpend Ahmeti ka një porosi për ish-partinë e tij
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Shpend Ahmeti, e ka pranuar se largimi nga Lëvizja Vetëvendosja ka qenë e vështirë, por ka paralajmëruar se nuk do të heshtin më përballë akuzave në adresë të partisë që ai drejton se një gjë e tillë ka ndodhur për interesa.
“Më nuk do të heshtim në çfarëdo të pavërtete të rrejshme që na thonë për neve, sepse kemi hyrë të sinqertë në këtë politikë për të ndryshuar gjendjen në këtë vend, kemi mbetur të njëjtit dhe do të vazhdojmë të mbetemi të njëjtit duke luftuar për këto për të cilat kemi hyrë në politikë”, tha Ahmeti.























