Ramush Haradinaj dekoron Maxhun Çekajn pas vdekjes
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në programin e organizuar për nderë të ditës së shkollës “Maxhun Çekaj” me ç’rast e ka dekoruar këtë të fundit me medaljen e kryeheroit “Gjergj Kastrioi- Skënderbeu”.
Ai ka thënë se profesori Çekaj ishte një njeri me vlera të jashtëzakonshme njerëzore dhe një edukator i pashembullt.
“Sot është një nder i madh që jemi bashkë këtu në këtë shkollë që mbanë një emër shumë të respektuar dhe origjinal”.
“Nuk ka këndvështrim të caktuar që mund ta gjejë ndonjë defekt te emri që mbanë shkolla juaj. Ai ishte një njeri me vlera të jashtëzakonshme njerëzore. Ishte një edukator i pashembullt. Ai i kthye në prind për luftëtarët e rinj”.
“I edukoi, i aftësoi dhe në fund nuk i la vetëm. Është diçka e jashtëzakonshme me pa një burrë me gjithë atë përvojë jetësore duke i aftësuar njerëzit e vet dhe në fund duke qëndruar me ta. Ky është rast unik dhe i mrekullueshëm”.
“Emri i tij nderon çdo hero shqiptar. Është shumë i qetë heroi Avni Rrustemi që kjo shkollë mban emrin e Maxhun Çekajt sepse ky emër është i merituar”.
Gjatë fjalimit të tij, Haradinaj ka folur edhe për fushën e arsimit, duke shtuar se ajo nuk duhet të mbështetet vetëm në infrastrukturë, por edhe në kualitetet tjera të nevojshme.
“Duhet të aftësohemi për një luftë të ashpër globale-ekonomike. Tani bota është bërë një dhe ne duhet të garojmë me këto ekonomi globale”.
“Ju lus profesor që ta keni këtë parasysh këtë sepse nga ajo që i mësoni ju fëmijët, ata do të bëhen të suksesshëm. Duhet të mendojmë në kualitet të dhënies së dijes dhe nxënies së dijes. Nëse ne vonoheni, të tjerët do t’i zënë ato hapësira, ato përparësi që i jep ekonomia-globale”.
“Nuk është çudi që një fëmijë nga kjo shkolla ka arrit ta udhëheqë luftën për çlirimin e Kosovë; nuk është çudi që në të ardhmen një fëmijë nga kjo shkollë ta udhëheqë një projekt ndërkombëtar”.
“Prandaj e kam mirëpritur propozimin tuaj që ta dekoroi profesorin Maxhun Çekaj me medaljen e kryeheroit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.
























