VIDEO - Të kufizuar, me grila e dyer të hekurta
BKT
Lajme

VIDEO - Të kufizuar, me grila e dyer të hekurta

Kaltrina Rexhepi- UDHËVE

Fëmijët me nevoja të veçanta përveç që janë ndarë në klasë të veçanta, ku aty vetëm ata mësojnë, në ambient të zymtë e asapk të këndshëm, ata janë lënë në klasë që janë në fund të koridoreve.

Dritaret e këtyre klasëve janë të izolara me grila, ndërsa dera është e mbyllur me çelës dhe është e hekurt.

Ambient që nuk të ngjason me atë të shkollës.

“ Ambienti me folë të vërtetën nuk është bash qysh duhet me qenë për ta, por shpreosjmë që tash shkolla e re po marohet e pak më mirë, sepse si klasa kemi kalu pak në kushte të vështira”, tha Tafil Hasanaj mësimdhënës në shkollës fillore “Ismet Rraci”, në Klinë.

 Ndërsa gjendje e njqjtë është edhe në shkollën “Haradin Bajrami”, në Magurë të Lipjanit. Në këtë shkollë, ku mësojnë 5 nxënës në klasë të bashknagjitur për fëmijë me nevoja të veçanta, dera është e hekurt e me çels, ndërsa dritaret me grila.

“ Sepse nevoja paraqitet nga mësimdhënësja dhe nxënësit të cilët janë aktualisht në procesin mësimor dhe e kemi parë të arsyeshme, ashtu e kam gjetë edhe ashtu kemi vazhdu. Rrethanat janë të atilla që duhet të jetë një siguri më e madhe edhe për shkollë edhe për të gjithë, dritaret me grila janë kanë prej 2002 dhe kështu po vazhdojmë deri sa të ndërtohet shkolla e re”, tha Shaip Fazliu, drejtor i shkollës “Haradin Bajrami”, në Magurë të Lipjanit.

Një ambient të  tillë e sheh si shkelje e të drejtave të fëmijëve Afrim Maliqi, i cili thotë se në këtë formë ata po etiketohen dhe po izolohen nga shoqëira. 

“Kjo më të vërtetë është e tmerrshme, sepse fillimisht fëmija duhet ta ketë ambientin e  këndshëm, dhe kjo tregon se sa shoqëria jonë, se sa institucionet tona i shohin të drejtat e personave me nevoja të veçanta si qasje në të drejta. Sot ka mundësi të alarmit në shkolla dhe çdo kund dhe kjo ka qenë në kohën e shumë viteve përpara”, thotë Maliqi.

Për psikologen Blerina Halilaj, e cila punon me fëmijë me nevoja të veçanta, një ambient i tillë nuk guxon të jetë.

Ajo thotë se në këtë formë ne jo vetëm që po i veçojmë këta fëmijë, por edhe fëmijëve që janë në klasë të rregullta po ju jepen ide të gabuara mbi sjelljet e tyre me fëmijët me nevoja të veçanta.

 “Në këtë rast ne po e shohim fëmijën jo si diçka që ka mundësi të zhvillojë potencialin e tij, por si diçka që mund të dëmtoj dhe ne duhet ta izolojmë, dhe natyrisht izolimi është një dukuri e dëmshme për secolin prej neve dhe jo vetëm për fëmijët me nevoja të veçanta…Edhe për moshatarët e tjerë që i shohin ambientet e tilla që janë të bëra për fëmijët me nevoja të veçanta, imagjinoni se çfar perceptimesh dhe çfarë imazhezh do të kenë ata për këta fëmijë… Është shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve, sepse ne po bëjmë një diferencim dhe një izolim të tillë, sepse ne direkt po i shkelim të drejtat e tyre”, tha psikologia Halilaj.

Një gjë të tillë e mendon edhe pedagogia speciale, e cila punon në shkolla të ndryshme në ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Sipas Ligjit për Arsimin e Arsimin Parauniversitar në Republikën e  Kosovës,  Parimi i arsimit gjithëpërfshirës nënkupton se institucionet arsimore dhe aftësuese duhet të akomodojnë të gjithë fëmijët, pa dallim të kushteve të tyre fizike, intelektuale, sociale, gjuhësore apo të tjera dhe duhet të promovojë integrimin dhe kontaktin mes fëmijëve, mbështetja përkatëse duhet të ofrohet bazuar në nevojat intelektuale të nxënësve.

Edhe për Igballe Rugoven e cila drejton Qendrën Burimore “Përparimi”, ku ndjekin mësimin kryesisht fëmijë me dëmtime të rënda dhe të shumëfishta, integrimi i fëmijëve në klasë të rregullt është i mundshëm.

Fëmijët me nevoja të veçanta duhët të integrohen në mësimin e rregullt shkollor, që të arrihet të nxjerret maksimumi i aftësive të tyre përkundër kufizimeve që kanë. Atyre duhet t’u mundësohet duke filluar nga mësimdhënësi e deri tek ambineti shkollës i përshtatshëm, që familjet të inkuarajohen t’i dërgojnë fëmijet e tyre në shkollë, dhe jo t’i mbajnë në shtëpi, duke ua shkelë të drejtat elementare të mësimnxënies.


MË SHUME NGA Lajme