Salah, Mane dhe Aubameyang ndajnë bashkë çmimin Golden Boot
Treshja përfundoi në krye të tabelës së golashënuesve me totalin më të ulët në tetë vjet.
Gara për Golden Boot këtë sezon të Premier Ligës përfundoi me Sadio Mane dhe Pierre-Emerick Aubameyang duke shënuar në ditën e fundit për të barazuar me Mohamed Salah dhe për të ndarë vendin e parë me 22 gola secili.
Manchester City fitoi titullin e Premier Ligës, por sulmuesi Sergio Aguero humbi në garë pasi shënoi golin e tij të 21-të në fitoren 4-1 kundër Brighton.
Salah filloi ditën si golashënuesi më i mirë i ligës, por ishte Mane i cili shënoi dy golat e “Reds” në një fitore 2-0 kundër Wolves për të arritur shokun e tij të skuadrës. Ndërkohë, Aubameyang shënoi dy gola në fitoren 3-1 të Arsenalit ndaj Burnley për t’u ngritur në krye të tabelës së golashënuesve.
Totali i 22 golave është më i ulëti që kur Dimitar Berbatov dhe Carlos Tevez kanë arritur në 20 në 2010/11 - që është edhe hera e fundit kur ishte ndarë çmimi.























