Pacolli nikoqir i delegacionit amerikan të Lutjeve të mëngjesit
Delegacioni amerikan i Lutjeve të mëngjesit, i kryesuar nga ish-kongresisti, Randy Hutgren ka qëndruar në Kosovë.
Ata janë takuar me liderë të vendit.
Ndërkohë, zv/kryeministër i Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se ai ishte nikoqir i delegacionit.
“Kënaqësi që isha nikoqir i miqve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë ai.
Lutjet nacionale të Mëngjesit janë një traditë e vjetër, për më gjatë se gjashtë dekada, sipas të cilës, çdo vit, në lutjet e përbashkëta mblidhen presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtarë të Kongresit, politikanë amerikanë dhe udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga qindra vende të botës.
Kjo traditë e lutjeve nacionale ka nisur që nga koha e presidentit Dëight Eisenhoëer, më 1952. Senatori i atëhershëm Franck Carlson nga Kanzasi kishte ftuar spontanisht presidentin Eisenhoëer në Senat për një lutje të përbashkët për suksesin e Qeverisë.
Kështu, ideja fillestare për lutje të përbashkëta të pozitës dhe opozitës për paqe dhe sukses në SHBA, u shtri në organizmin ndërkombëtar të lutjeve të përbashkëta ndërmjet liderëve amerikanë dhe atyre nga vende të shumta nga mbarë bota.
Lutja nacionale e mëngjesit është një manifestim që zgjatë disa ditë dhe tubon rreth 3.500 mysafirë. Aty zhvillohen takime të ndryshme, dreka e darka, por ngjarja kryesore është mëngjesi i të enjtes, kur aty do të flasë edhe presidenti i SHBA-së si dhe njëri nga mysafirët, por që identiteti i tij nuk bëhet publik deri në fund.























