Përkujtohet një nga figurat e rëndësishme të Betejës së Koshares
BKT
Lajme

Përkujtohet një nga figurat e rëndësishme të Betejës së Koshares

​Në 20 vjetori e rënies së tij, është përkujtuar sot heroi i kombit, Abaz Thaçi. Në një akademi përkujtimore, u tha se ky hero dha shumë për lirinë e vendit.

Në akademinë përkujtimore të organizuar nën kujdesin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, Abaz Thaçi i Brigadës 138-Agim Ramadani, u kujtua si figurë e rëndësishme me të cilën lidhen ngushtë shumë aksione e suksese të kësaj brigade.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se Abaz Thaçi ishte prej ushtarakëve më aktiv dhe më të afërt me ushtarët shqiptarë, kudo që shërbenin.

Ai tha se Abaz Thaçi vinte nga një familje patriotike.

Meqë kryeministri nuk ishte prezent që t’i drejtohet familjarëve, aty foli ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Ish-komandanti i Brigadës 138, tha se ndjehet krenar me Betejën e Koshares dhe kontributi që kanë dhënë ushtarët e UÇK-së aty, bashkë me heroin Abaz Thaçi.

Rrustem Berisha tani ministër i Mbrojtjes, tha se politika e vetme e kësaj brigade ishte lufta, dhe kauza e vetme ishte çlirimi i vendit.

Nga Brigada 138-Agim Ramadani, për heroin Abaz Thaçi foli edhe Milazim Maraj.

Ndërsa nipi Abaz Thaçi, Arbër Thaçi citoi disa fjalë nga ditari personal i heroit.

Abza Thaçi ka rënë më 16 maj 20 vjet më parë.

Në vitin 2016, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka ndarë Urdhrin Hero i Kosovës, për Abaz Thaçin i njohur si Bjeshka-1.

Në akademinë e mbajtur të enjten në Prishtinë, u interpretua edhe monologu “Ninullat e Përgjakshme”, nga Melisa Feriza, gjithashtu u interpretua poema “Mbi atdhe me të flakëru shpirti”, nga Afrim Muçaj.


MË SHUME NGA Lajme