KMDLNj: SBASHK-u dhe Rrahman Jasharaj mbi ligjin dhe Kushtetutën
KMDLNj ka drejtuar akuza ndaj SBASHK-un dhe kryetarit të saj, Rrahman Jasharajn, se janë mbi ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.
Ky këshill thekson në një kumtesë se Jasharaj duhet të shfrytëzojë rrugët ligjore të ankimimit të vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“Së fundi, Gjykata Themelore në Prishtinë mori vendim në favor të MASHT-it dhe kundër SBASHK-ut dhe Shkëlqesia e Tij , z. Rrahman Jasharaj , në vend se t’i shrytëzojë mundësitë tjera ligjore të ankimimit e që edhe i takojnë , vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë e diskualifikoi në mënyrë “ shkencore “ dhe me argumentin që i mbulon të gjitha veprat penale , morale , dështimet , parashikimet etj., me ato politike “.
Sipas SBASHK-ut duhet që të pritet vendimi i plotëfuqishëm i gjykatës dhe nëse del se SBASHK-u dhe Jasharaj kanë përgjegjësi për situatën e krijuar atëherë duhet të kallëzohen penalisht për shantazhim.
“Nëse vazhdohet në këtë mënyrë dhe nëse lejohet shantazhimi si mjet për arritjen e qëllimeve atëherë po del se shkëlqesia e tij, z. Rrahman Jasharaj është mbi Ligjin për Arsim, mbi MASHT-in, mbi Qeverinë e Kosovës, mbi Gjykatat dhe mbi vet Kushtetutën e Kosovës. Dhe mbi arushën e Prizrenit!”, thuhet në komunikatën e këtij këshilli.























