Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
E ftuara e parë do të jetë Besjanë Krasniqi, psikologe dhe anëtare e Bordit të Qendrës për Informim e Përmirësim Social, e cila do të flas për përmbylljen e javës së shëndetit medor.
Të premtën shënohet Dita Botërore e Metrologjisë, i ftuar për këtë do të jetë Ferki Fejza, drejtor i Agjencisë së Metrologjisë, MTI.
Mysafir tjetër do të jetë Ngadhnjim Kastrati drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Lidhje direkte do të ketë nga Muzeu ku do të flas Vjollca Aliu, drejtoreshë e muzeut kombëtar, muzetë si qendra kulturore : E ardhmja e traditës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























