VIDEO - Krimet e gjenocidit serb në Kosovë
Emisioni i sotëm “Aktual” në RTK 3 është zhvilluar në hapësirat ku po ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve, viktima të gjenocidit serb dhe artefaktet e personave të pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Për momentin janë kataloguar më shumë se ‘900 raste të rrobave të trajtuara, të cilat do të ekspozohen në Muzeu e Gjenocidit, i cili do të jetë qendër dokumentimi dhe do të ketë rol edukativ për brezat e ardhshëm. Për të biseduar për evidentimin e krimeve të bëra nga Serbia në Kosovë dhe për vendin ku po ruhen aktualisht rrobat dhe artefaktet në emisionin “AKTUAL” ishin të ftuar drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu dhe udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara.
Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë:























