VIDEO: Largimi i të rinjve, fenomen i dëmshëm
Në emisionin “Studio e Hapur” në RTK 3 u diskutua tema e largimit të të rinjve nga Kosova me Ngadhënjim Sopjanin, krijues dhe kolumnist i cili trajton tema politike, sociale e historike, me fokus të veçantë në fenomenet e ndërvarura humane.
Ai këtë fenomen e ka vlerësuar si të dëmshëm për vendin por edhe vetë perspektivën e të rinjve.
“Mendoj se shoqëria jonë nuk është e zhgënjyer, por më shumë se e zhgënjyer është e thyer. Pritjet kanë qenë shumë të mëdha se bashkë me lirinë do të derivojnë edhe të mirat e caktuara. Nëse e marrim si kohëzgjatje të qenësisë sonë nacionale ne gjithmonë kemi lënguar nga emigracioni qoftë i dhunshëm qoftë përmes joshjes”, ka thënë Sopjani.
Ai tutje ka thënë se Kosova gjithmonë ka qenë vend i varfër, prandaj nuk duhet të gjykohet asnjë njeri i cili vendos të largohet.
“Por, ajo që më pengon mua është se po largohen dhe nuk e dinë se përse po largohen dhe ku po largohen dhe ku e kanë qëllimin të shkojnë”, ka shtuar tutje Sopjani.
Për më shumë ndiqeni bisedën e plotë:























