VIDEO- Dita Botërore e Metrologjisë
Agjencia e Metrologjisë e Kosovës sot me një program të veçantë shënon Ditën Botërore të Metrologjisë.
Metrologjia merremi me kalibrimin e pajisjeve matëse, me standardet e matjeve dhe pajisjet që përdoren në fusha tjera qoftë ato kërkimore-shkencore, industriale, etj.
Drejtori i përgjithshëm i Metrologjisë, Ferki Fejza tha se qëllimi i metrologjisë është të lehtësojë transaksionet ekonomike, ky është qëllimi esencial.
''Me 1 shtator të këtij viti Kosova shënon 73 vjetorin e Metrologjisë, pra është me traditë, është themeluar për herë të parë në Prizren në vitin 1946, ku emërtimin e ka pas Enti për Kontrollin e Masave dhe Metaleve të çmuara, ku pas luftës 1999 ka ndodhur një ri-organizim dhe me themelimin e institucioneve. themelimin e MTI ky institucion futet në kuadër të kësaj Ministrie dhe sot funksionon si një agjenci në kuadër të MTI-së'' tha Fejza sot në RTK1.
''Misioni i kësaj agjencie është të krijojë etalone nacionale kombëtare për njësitë matëse, t'i ruaj ato, t'i zhvilloj dhe t'i përdor në fushën e shkencës, industrisë dhe transaksionet ekonomike''.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë:























