Shoqëria civile kërkon tërheqjen e projektligjit për financim të partive
RTKlive
Shoqëria civile, ka nisur fushatën për kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike, nën moton “Paratë tona, standardet tona”.
Kjo fushatë po mbështetet nga 100 organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të të cilave sot, përmes një konference për media, kanë bërë të ditur se do të nisin takime me përfaqësues institucional si dhe aktivitete tjera për të kundërshtuar këtë projektligj.
Në konferencë u bë e ditur se ditur se shumica e amendamenteve të propozuara nga grupi punues në kuadër të Komisionit për Buxhet dhe Financa, për Projektligjin 06L-137 për Financimin e Subjekteve Politike cenojnë standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike, e në veçanti rekomandimet e Komisionit të Venedikut që i janë dhënë Qeverisë së Kosovës përkitazi me këtë projektligj më 3 maj 2018.























