VIDEO - Balaj: Të kemi kujdes ndaj viktimave të dhunës seksuale
Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, por edhe publikimi i disa fotove ditën e djeshme për opinionin ishte temë e bisedës në “Info 3 Live” në RTK 3 me Minire Begaj Balajn, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.
Ajo ka thënë se kjo kategori e njerëzve kanë përjetuar tmerre të mëdha gjatë luftës dhe duhet pasur kujdes të shtuar ndaj tyre. “Ne edhe dje si komision kemi paraqitur një deklaratë për media, duke garantuar për viktimat dhe për të gjithë ata që kanë aplikuar ose ata që mendojnë për të aplikuar në të ardhmen për njohjen e viktimës së dhunës seksuale që t’iu sigurojmë konfendicionalitet të plotë. Për ne si Komision një ndër parimet kruciale të këtij procesi është edhe ruajtja e konfendicionalitetit sepse këtu kemi të bëjmë me besimin e palës dhe të gjithë ata që kanë aplikuar dhe kanë arritur të marrin statusin e personave të dhunuar janë të sigurt se çdo e dhënë, çdo fotografi dhe çdo dokument juridik e mjekësor ruhet në mënyrën më të mirë në komision”, ka thënë Begaj-Balaj.
Ajo tutje ka thënë se si shoqëri dhe si institucione duhet të kemi respekt ndaj të kësaj kategorie dhe duhet pasur parasysh se procesi i njohjes dhe verifikimit të personave të dhunuar gjatë luftës po vjen 20 vjet pas luftës.
Shikoni të plotë bisedën me Minire Begaj - Balaj në videon e mëposhtme nga minuta 19:50























