Veseli: Flora Brovina gaboi, por besoj pa dashje, fokusi te Tribunali
BKT
Lajme

Veseli: Flora Brovina gaboi, por besoj pa dashje, fokusi te Tribunali

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe lider i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se prezantimi i një fotografie nga ana e deputetes së PDK-së, Flora Brovina, është një gabim i madh, por sipas besimit të tij, padashje.

Veseli ka mbajtur një konferencë për shtyp të premtën.   

“Flora Brovina ka bërë një gabim të madh, por unë besoj që e ka bërë padashje. E them këtë, sepse e njoh, veprimtarinë e saj, humanizmin, ashtu siç e njeh e gjithë Kosova. Ajo është dashur të konsultohet më herët për atë veprim që e ka marrë”, ka thënë ai.

“Gjenocidi serb në Kosovë nuk e ka bazën te një foto as te një person, por te shteti serb”.

Ai ka thënë se asgjë nuk mund ta ndalojë iniciativën e tij për dënimin e krimeve serbe.


MË SHUME NGA Lajme