Haradinaj për zgjedhjet në veri: Konfirmojnë përpjekjet tona për paqe
BKT
Lajme

Haradinaj për zgjedhjet në veri: Konfirmojnë përpjekjet tona për paqe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar që zgjedhjet në katër komunat e veriut të shprehin vullnetin e qytetarëve, pa dallim përkatësisë etnike, fetare ose politike, duke i votuar kandidatët të cilëve u besojnë dhe që nuk i braktisin interesat e qytetarëve

Ai ka komentuar kështu në rrjetin social Facebook. 

Postimi i plotë i Haradinajt:

Zgjedhjet e 19 Majit 2019, për pushtetin lokal në komunat veriore të Kosovës, pos si shprehje e vullnetit demokratik të qytetarëve përmes votës së lirë, konfirmojnë përpjekjet tona për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet të të gjitha komuniteteve që jetojnë në shtëpinë tonë të përbashkët, Kosovën. Duke shprehur dëshirat më të mira që ky proces zgjedhor të jetë i qetë, fer dhe demokratik, uroj që zgjedhjet të shprehin vullnetin e qytetarëve, pa dallim përkatësisë etnike, fetare ose politike, duke i votuar kandidatët të cilëve u besojnë dhe që nuk i braktisin interesat e qytetarëve.


MË SHUME NGA Lajme