Veseli: Çështja e fotografisë, një lojë e djallit, e armikut
BKT
Lajme

Veseli: Çështja e fotografisë, një lojë e djallit, e armikut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se rasti i fotografisë së fundit ka karakteristikat e lojës së shërbimeve sekrete armike.

Ai në një emision në RTV Dukagjini ka thënë se kjo është loje e shërbimeve sekrete armiqësore.

“Kjo është një lojë e djallit, e armikut. Unë e njoh mirë këtë lojë. Kjo është tipike e një lufte speciale”, ka thënë Veseli.

Ai thotë se këto shërbime mund të kenë prekur pas luftës shoqatat që janë marrë me krimet e luftës, me të pagjeturit dhe me viktimat e tjera.

“Është një fatkeqësi e madhe nëse ka ndodhur prej vitit 2003. Targetimi mund të ketë ndodhur te shoqatat që janë marrë me krimet  e luftës”, ka thënë Veseli.


MË SHUME NGA Lajme