23:18 / 17.05.2019
Aksident në Vushtrri
Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, në dalje të Vushtrrisë.
Aksidenti cilësohet vetaksident, pasi ngasësi i një motoçiklete është vetaksidentuar, raporton KosovaPress.
Nuk dihet nëse i aksidentuari ka pësuar lëndime trupore.























