21:50 / 19.05.2019
Haradinaj për zgjedhjet në veri: U dëshmua pjekuria qytetare
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përshëndetur zgjedhjet që janë mbajtur sot në katër komunat veriore të Kosovës.
Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se në këto zgjedhje qytetarët e asaj ane dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Përshëndes procesin e rregullt zgjedhor, për zgjedhjen e Kryetarëve në katër Komunat veriore të Kosovës.
Në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët e kësaj ane, dëshmuan pjekuri në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pa ndonjë incident në një proces demokratik, duke votuar për kandidatët që ata besojnë se do ju shërbejnë interesave të tyre.
RH























