Thaçi: Jam i tmerruar me keqpërdorimet e emrave të personaliteteve publike
BKT
Lajme

Thaçi: Jam i tmerruar me keqpërdorimet e emrave të personaliteteve publike

RTKlive

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke komentuar rastet e fundit ku janë të arrestuar edhe disa persona, ka thënë se është i tmerruar me mashtrimet, përgojimet dhe keqpërdorimet e personaliteteve publike.

Thaçi pas akademisë përkujtimore për heroin Abdullah Tahiri, tha se nuk mund të flet në emër të asnjë partie por drejtësia duhet ta kryej punën e vet.

“E para, unë s’mund të flas në emër të asnjë partie, jam President i Republikës së Kosovës.  Drejtësia duhet ta kryejë punën e vet.  Unë jam i tmerruar me mashtrimet dhe përgojimet dhe keqpërdorimet e emrave të personaliteteve publike tash e një kohë të gjatë, e kësaj radhe edhe me të Kryetarit të Parlamentit, zoti Kadri Veseli, i cili shquhet edhe për pastërtinë e tij, edhe për moralin dhe etikën e tij të punës.  Organet e drejtësisë duhet ta kryejnë punën e vet, sepse tek e fundit nga ajo që shihet deri më tani dhe që është e konstatuar edhe nga të gjithë, Kadri Veseli është veç një viktimë e këtij maskarallëku”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme