Dortmundi nuk ndalet, e kërkon edhe Mandzukiqin
BKT
Sport

Dortmundi nuk ndalet, e kërkon edhe Mandzukiqin

Skuadra gjermane vazhdon të jetë shumë aktive në blerjet për sezonin e ri.

Pas tre super transferimeve që ka bërë nga Bundesliga duke blerë, Thorgan Hazard, Nico Schulz dhe Julian Brandt, tani Borussia Dortmund kërkon të transferojë edhe yje jashtë Gjermanisë.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukiq të cilin Dortmund dëshiron ta kthejë përsëri në futbollin gjerman. Pasi dështuan ta transferonin një vit më parë, ata duan të provojnë përsëri dhe sipas gazetës “Bild”, në Dortmund i garantojnë një vend titullar në formacion, gjë që nuk e ka të sigurt te Juve.

Problemi i vetëm qëndron te paga që Mandzukiq merr te Juve. Kroati paguhet 6 milionë euro në vit, shifër kjo që nuk mund të përballohet nga ana e Dortmund, por këta të fundit do të tentojnë të ulin kërkesat e futbollistit për ta bindur të kalojë në “Signal Iduna Park”.

Mandzukiq në Gjermani ka luajtur te skuadra e Wolfsburgut dhe Bayern Munichut.