Semedo pëlqehet nga Simeone
BKT
Sport

Semedo pëlqehet nga Simeone

Atletico Madridi këtë fund sezoni përshëndeti disa nga protagonistët që kanë bërë historinë e skuadrës nën drejtimin e Diego Simeones.

Pas Diego Godin, i ka dhënë lamtumirën ekipit edhe Juanfran. Për të zëvendësuar këto dy shtylla drejtuesit e klubit kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur elementë të rinj për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Los Colchoneros goditjen e pare e bënë për qendrën e mbrojtjes, duke siguruar brazilianin Felipe, ndërsa për krahun e djathtë synojnë Nelson Semedon, i cili, edhe pse nuk ka zhvilluar një sezon të mirë me Barcelonën, ka tërhequr vëmendjen e Simeones, i cili sheh shumë potencial te futbollisti dhe për këtë dëshiron ta marrë në skuadër.

Gjithsesi, mbërritja e mundshme e portugezit në “Wanda Metropolitano” do të varet nga synimet që ka Barcelona në merkato, pra, nëse gjen alternativën e duhur për këtë pozicion.