10:12 / 29.05.2019
VIDEO- Bursa e KAEF-it mundësi e mirë për studentët kosovarë
RTKlive
Fondi Kosovaro Amerikan i Edukimit (KAEF) edhe këtë vit do të ndajë bursa për magjistraturë në bazë të meritës, për studentët kosovarë – për të studiuar në SHBA.
Gjeni Shporta nga KAEF, tha se kjo është bursë për magjistraturë. “Afati për aplikim për bursa është e hapur deri më 8 korrik të këtij viti”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij janë disa procedura për të fituar këtë bursë. “Deri më tani kemi ndarë 100 bursa”, tha ai.
Kurse ilir Rugova, ish-bursist, tha se kjo bursë ofron shumë mundësi për studentët e Kosovës.























