A do të jetë ky trajneri i ri i Milanit?
BKT
Sport

A do të jetë ky trajneri i ri i Milanit?

Milan ka nisur menjëherë të angazhohet për gjetjen e trajnerit të ri, pas largimit të Gennaro Gattusos.

‘Rossonerët’ kanë mbetur pa trajner, me Gattuson e larguar shkaku i mos arritjes së objektivave të klubit, kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i ri i Milanit me shumë mundësi do të vijë nga Serie A.

Sipas ‘Sport Mediaset’, Milan është duke e menduar opsionin Simone Inzaghi, i cili këtë vite me shumë profesionalizëm ka drejtuar Lazion, ku në fund fituan edhe Kupën e Italisë.

Milan do t’i ofrojë Inzaghit një kontratë tre vjeçare, me pagë prej 2.5 milionë euro.

Vlen të cekim se Simone është vëllai i Pipo Inzaghit, sulmuesit legjendar të Milanit.