Pas humbjes nga Gjilani, Besa kërkon përjashtimin e gjyqtarit Maloku
BKT
Sport

Pas humbjes nga Gjilani, Besa kërkon përjashtimin e gjyqtarit Maloku

Klubi i futbollit Besa është mposhtur sot në barazh nga Gjilanin 1:0, dhe pas kësaj humbje do të vazhdojë të jetë pjesë e Ligës së Parë.

Klubi nga Peja përmes një reagimi, ka njoftuar se nuk është i kënaqur me referimin e Tefik Malokut, ku edhe kanë kërkuar përjashtimin e tij.

Ky është reagimi i FC Besa

Tefik Maloku turpi qoftë mbi ty dhe atë që të përkrahin në ndërrmarje të ndyra.  Bordi i FC Besa i shtyrë nga një maskaradë e një arbitri i cili nuk mund te delegohet as në ligën e dytë e lerë më në një ndeshje barazhi për superligë, reagon ashpër dhe fton organet kompetente që ky farë individi të përjashtohet nga referimi në futbollin kosovar sepse është duke e turpëruar futbollin. Pas pranimit në instancat më të larta futbollistike, ne kemi menduar se do të vihet rregull në ndarje të drejtësisë në fushë, por si duket jo, se u vërejt sot se zakonet e këtyre matrapazëve që të vendosin ndeshje sipas tekeve dhe interesave nuk ka të ndalur. Po si more TEFIK e FIKE një ndeshje duke lejuar lojë efektive 15 minuta në gjithë ndeshjen dhe duke mos reaguar në brutalitetin e ushtruar ndaj lojtarëve të FC Besa? Tefik Turpi, i mallkuar qofshë.