Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, dermatologe e cila do të flas për dermatoskopimin dhe biopsinë e lëkurës.

Të shtunën shënohet Dita Botërore e fëmijëve dhe të drejtave të tyre, e ftuar për të folur për këtë çështje do të jetë Melita Kabashi, përfaqesuese nga Savethe Children.

 

Për të folur për librin 'Shëndetësia e komunës së Ferizajt më rrethinë gjatë shekullit XX-të', të ftuar janë Agim Bytyqi, bashkautor si dhe Ramdan Ramadani, bashkautor.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme