Reagon sërish policia: Gruaja rome nuk përbën rrezik për askënd
Pas, sulmit të dytë të gruas nga komuniteti rom në Kosovë, nën akuza të rrejshme për kinse “grabitje të fëmijëve”, ka reaguar sërish policia.
Përmes një njoftimi, thonë se, referuar shqetësimeve të ngritura në opinion këto ditë, si dhe referuar incidenteve apo sulmeve të drejtuara ndaj një viktime femër rome nga Podujeva, Policia ka bërë verifikimin e saj dhe po ashtu publikimin e lajmit se personi i apostrofuar në media, i sulmuar tani në dy raste, është ndaluar dhe verifikuar disa herë nga Policia, dhe se e njëjta nuk është person i dyshuar dhe nuk është e përfshirë në asnjë rast të vjedhjeve e as të kidnapimeve siç pretendohet në opinion.

Lidhur me këtë, Policia njofton të gjithë qytetarët dhe mediat se personi në fjalë nuk është person që paraqet rrezik për askënd dhe duhet të gëzojë të gjitha të drejtat e lirisë së lëvizjes së lirë pa u penguar nga askush si dhe të mos ketë nxitje të urrejtjes ndaj qytetarëve të asnjë komuniteti.
“Policia e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore konform autorizimeve ligjore, me qëllim të parandalimit të incidenteve të tilla dhe arrestimit të personave të dyshuar të përfshirë në raste sikurse ai në Lipjan dhe Ferizaj.
Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare ka bashkëpunuar ngushtë me organet e drejtësisë dhe institucionet kompetente për strehimin e viktimës”, thuhet në njoftim.