Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

I ftuari i parë do të jetë Blerim Shabani, sociolog i cili do të flas rreth shërbimeve efikase për jetë të pavarur.

Për të diskutuar për pjesëmarrjen në takimin anti-doping në Tbilisi të Gjerogjisë, të ftuar do të jenë Daut Thaqi, këshilltar politik në MKRS si dhe Avni Nuha, anëtar i bordit të KOK-ut.

Lidhje direkte do të ketë nga tereni, afër Fushë Kosovës, lidhur me hapjen e aplikimit për subvencione në Ministrinë e Bujqësisë, ku prej atje do të flas Isuf Cikaqi, drejtor i Politikave Bujqësore në MBPZHR.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme