Qytetarët e quajnë UNMIK-un RUSMIK
BKT
Lajme

Qytetarët e quajnë UNMIK-un RUSMIK

RTKlive

Iniciativë qytetare si revoltë e grumbullimit të rusëve në UNMIK. Rastet e fundit e kanë shtuar pakënaqësinë qytetare ndaj UNMIK-ut duke e quajtur atë RUSMIK. (Russian mision in Kosovo)

Ndryshe në aksionin e Policisë së Kosovës kundër disa zyrtarëve policor dhe të disa personave të tjerë ishte i përfshirë edhe një zyrtar i UNMIK-ut, i nacionalitetit rus.

Zyrtari i UNMIK-ut Mikhail Krasnoshchenkov ditë më parë është shpallur persona Non Grata nga autoritetet e Kosovës. Krasnoshchenkov, ditën kur Policia e Kosovës realizoi aksion në pjesën veriore të vendit, bllokoi rrugën duke penguar ata të kryenin punën e tyre. Ai më pas ishte arrestuar.


MË SHUME NGA Lajme