Maradona i vetofrohet klubit të madh anglez
BKT
Sport

Maradona i vetofrohet klubit të madh anglez

Legjenda e futbollit argjentinas dëshiron të drejtojë një klub në Premier Ligë.

Diego Maradona ka treguar që dëshiron të kthehet për të drejtuar një skuadër të madhe, e madje i është vetofruar Manchester Unitedit, klub ky që vitet e fundit nuk po rehatohet me trajnerë.

“El Pibe de Oro”, I cili aktualisht drejton Dorados në Meksikë, ka një dëshirë të çmendur për të qenë trajner i Djajve të Kuq dhe këtë e ka konfirmuar në një intervistë për FourFourTwo.

“Nëse Manchester United ka nevojë për një trajner, jam njeriu i duhur që bën për ta”, tha Maradona.

“Ata shesin shumë fanella në të gjithë botën, por duhet të fitojnë trofe. Unë mund t’i ndihmoj”. “Manchester United ka qenë gjithmonë klubi im i preferuar në Angli, ka pasur lojtarë të mëdhenj dhe një skuadër të madhe me Alex Ferguson, por më duhet ta pranoj se aktualisht City është më kualitativ”, ka theksuar ai.