Kryeministri Haradinaj sot do të takohet me kancelaren Merkel
RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Berlin do të takojë Kancelaren Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Wolfgang Schauble dhe deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag.
Haradinaj po ashtu do të marrë pjesë edhe në konferencën “Takimet ndërkombëtare” dhe do të jetë pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin, raporton RTKlive.
“Kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike. Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime europiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, tha Haradinaj.























