06:31 / 06.06.2019
Mbahet tryezë mbi rëndësinë e sigurisë në punë në Kosovë
RTKlive
Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizojnë tryezën e rrumbullakët mbi temën "Rëndësia e sigurisë në punë".
Hisedarët e ndryshëm, duke përfshirë zyrtarët e departamenteve të urbanizmit nga Peja, Juniku, Deçani dhe Istogu, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dhe të shoqërisë civile do të diskutojnë gjerësisht mbi rëndësinë e sigurisë në punë dhe masat që duhet të ndërmerren për të reduktuar numrin e fatkeqësive në vendin e punës.
Diskutimi zhvillohet në kuadër të fushatës "Përkrahje për Komunikimin e Procesit të Integrimit Evropian", financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.























